Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, që vjen sonte në Kosovë , do të takohet edhe me zëvendës/kryeministrin Besnik Bislimi.

“Zëvendëskryeministri Bislimi do ta takojë sonte z. Lajcak. Për detajet mbi takimin do të ketë një komunikatë për media pas përfundimit të tij”, thuhet në njoftimin e zyrës së tij.

Ndërkohë nga zyra e Kryeministrit thonë që nuk kanë asgjë zyrtare dhe nuk janë të njoftuar për një takim me Lajçak.