Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi në orët e vona të mbrëmjes në Maternitetin “Koço Gliozheni”, foshnjën e gjetur sot të braktisur në një bodrum në zonën e Yzberishtit.
Ministrja u informua nga mjekët e spitalit lidhur me gjendjen shëndetësore të fëmijës.
Ekipi i maternitetit po bën përpjekjet maksimale, por sipas tyre gjendja e vogëlushit ende paraqitet e rëndë.
Foshnja i përket gjinisë mashkull dhe u dërgua në spital në gjendje të mjaft të rënduar dhe të dëmtuar.
Pasi u reanimua intesivisht dhe u intubua dhe me masazh kardiak, shfaqi shenja jete, por reagime të dobëta. Megjithatë, mbetet në gjendje tepër të rëndë, i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë.