Brigadat e terrenit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, me mbështetje të OSHEE-së, në të gjithë vendin po punojnë për riparimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq që ka përfshirë vendin.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se të gjitha strukturat ndodhen në terren për riparimin e dëmeve që la pas stuhia me reshje të dendura bore e shiu.

“Grupet e punës, të OST dhe OSHEE, po vijojnë punën për rikthimin e energjisë në zonat ku janë shfaqur problematika. Në krye të detyrës deri në normalizimin e plot të situatës”, tha ajo.

Vështirësi në riparimin e defekteve paraqitet në zonat rurale ky kryesisht janë linja ajrore, gjë që sjell dhe vonesa në riparimin e tyre, për shkak të terrenit të vështirë në të cilin kalojnë këto linja.

Aktualisht rajonet më të prekura nga defektet janë Kukësi dhe Burreli ku ka këputje përcjellësash, thyerje izolatorësh, dëmtime kabllosh, shkarkuesash, bashkime përcjellësash etj.