Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi ka thënë se kryeministri shqiptar, Edi Rama është dy herë më i fortë se kryeministri Albin Kurti, shkruan Gazeta Infokus.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se për të ja par hajrin më shumë të dy kryeministrat të garojnë dhe të argumentojnë se kush e ka më të lartë buxhetin dhe ekonominë.
“Edi Rama dy herë më i fortë se Albin Kurti. Buxheti Publik i Shqipërisë, ku kryeministër është Edi Rama ka arritur rreth €7 miliardë euro për vitin 2024. Në Kosovë, ku qeverisë Albin Kurti, edhe pse Buxheti publik është rritur rreth 100 milion, vlera totale për buxhetin 2024 të Kosovës nuk parashifet të kaloj €3,5 miliardë. Kjo i bie rreth 50% të vlerës sa ka Shqipëria në dispozicion”, ka shkruar Muharremi.
Ndryshe ka shtuar se “Gara tashmë është e hapur”. “Tash e tutje, dy kryeministrat, në mënyrë që të jau shofim hajrin më shumë, le të garojnë dhe argumentojnë se kush e ka më të lartë buxhetin dhe ekonominë. Kështu mbase do të përfitonim të githë. Ata mund të ‘kacafyten’ edhe rreth asaj se kush zhvillon dhe zbaton projekte më efektive dhe pozitive për komunitete dhe biznese. Gara tashmë është e hapur, djema..”, ka shtuar Muharremi.