Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora është nderuar me “Çelësin e Qytetit” në Prishtinë.

Artistja, e cila ndodhet në Prishtinë me bashkëshortin e saj Taika Waititi, mori “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku Përparim Rama.

Në një postim në FB, ai shkruan se Rita Ora “na përfaqëson denjësisht në mbarë botën” dhe se Prishtina e pret me zemër hapur sot e përherë.

“Fantastikë Rita Ora e Taika Waititi ishte kënaqësi të ju kishim në Prishtinë!

Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam “Çelësin e Qytetit” për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën.

Faleminderit Rita për dhuratën, albumi yt i ri është fantastik! Prishtina ju pret me zemër hapur sot e përherë“, shkruan kryebashkiaku i Prishtinës.