Papa Françesku ka kërkuar së fundmi që dy vendet të ndalojnë luftën dhe që të arrijnë sa më shumë ndihma humanitare për popullin e Gazës.
Ai u bëri thirrje sy palëve që të lirojnë pengjet dhe se çdo qenie është e shenjtë dhe e çmuar në sytë e Zotit.
Papa gjithashtu kërkoi që të gjithë të luten që kjo luftë të mbarojë sa më shpejt.
“Armët duhet të ndalojnë. Nuk do të sjellin kurrë paqe. Dhe konflikti nuk përhapet. Mjaft! Mjaft vëllezër! Mjaft!. Në Gaza, ndihmo menjëherë të plagosurit, mbro civilët, le të arrijë shumë më tepër ndihma humanitare në atë popullatë të rraskapitur. Le të lirohen pengjet, mes të cilëve ka shumë të moshuar dhe fëmijë. Çdo qenie njerëzore, qoftë i krishterë, hebre, mysliman, i çdo populli apo feje çdo qenie njerëzore është e shenjtë, e çmuar në sytë e Zotit.Ai ka të drejtë të jetojë në paqe. Mos e humbim shpresën. Le të lutemi, të punojmë pa u lodhur që të mbizotëroje ndjenja e njerëzimit ngurtësinë e zemrave”, tha Papa Françesku.