Prej mesditës së të premtes, Shqipëria është përfshirë nga stuhitë e erës dhe shiut të dendur, i cili ka shkaktuar probleme, kryesisht në infrastrukturën rrugore. Edhe kryeqyteti nuk i ka shpëtuar stuhisë së djeshme, që në disa zona u hasën problematika.
Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve dhe Ndriçimit në Tiranë, Erind Bejko në një intervistë për ABC News tregoi për masat që ka marrë Bashkia për pastrimin e rrugëve.
Ai tha se krahas inerteve, problematike ka qenë rënie e pemëve në rrugë, të cilat kanë krijuar pengesa. Sipas tij, janë rreth 100 pemë, të cilat kanë rënë në rrugë si pasojë e erës dhe stuhisë së të premtes. Ai tha se ekipet janë në terren dhe situata po mbahet në monitorim.
“Këtu është një nga pikat ku po punojmë për heqjen e inerteve . Ne po punojmë për heqjen e inerteve. Nuk kemi pika ku janë të bllokuara pusetat. Kemi pika ku nga të gjitha pikat cepat e zonave, lagjeve dhe vendeve që mund të jenë në rokonstruksion ose ndërtim vërshojnë inerte në rrugë. Ka disa gurë që e pengojnë qarkullimin dhe akset e tjera që kemi punuar kanë qenë disa akse në Kombinat, pjesa e komplikuar e Pallatit me Shigjeta. Përveç kësaj, ka qenë bllokimi i rrugëve nga rëniet të pemëve. Kemi 100 pemë të rrëzuara, të cilat kanë bllokuar edhe rrugët interurbane”, tha Bejko.