20% e buxhetit 2024 për mbrojtjen shkon për modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas objektivave të kapaciteteve të NATO-s.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur sot se, “angazhimi ynë për mbrojtjen dhe sigurinë është më i fortë se kurrë më parë”.
Ai theksoi se, “projekte të mëdha të modernizimit po zhvillohen në kuadër të plotësimit të Objektivave të Kapaciteteve të NATO-s dhe atyre kombëtare”
Peleshi u shpreh se vendi ynë është në rrugën e duhur të ndryshimeve të mëdha dhe për të përmirësuar kapacitetet tona.
“Të vendosur të jemi në krye të zhvillimeve ushtarake dhe të sigurojmë që vendi ynë të jetë i sigurt dhe i mbrojtur”, theksoi Peleshi.