Javanews
Home Kryesoret
Për çfarë do të ishte e gatshme të negocionte opozita me mazhorancën?
25/11/2023 12:48

Opozita vijon që t’i qëndrojë vendimit të saj për të mos lejuar normalitet në seancë parlamentare deri në përmbushjen e kërkesave të saj. Mirëpo në këtë qëndrim të unifikuar, si ç ata thonë, janë të gatshëm që të tërhiqen me qëllimin për t’i dhënë fund aksionit të tyre. Nën kryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në “Intervistë” me Merita Haklajn, ka zbuluar se për çfarë do ishte e gatshme opozita për të negociuar me socialistët.

“Ne kemi kërkuar disa komisione hetimore që janë refuzuar me disa arsye banale, Çuçi na thotë të rishkruajmë objektin, më duket një truk për t’i ikur përgjegjësisë, megjithatë unë në mbledhje kam kërkuar që të mund t’i rifomulojmë këto kërkesa se ne këtu jemi për të treguar që mazhoranca e ka truk që të mos i lejojë , por të mos thuhet që PD nuk bëri përpjekje për të pasur dialog me palën kundërshtare, kjo nuk do të thotë që i ikëm thelbit apo protestës, teksa tentohet që të gjendet një modus që i afron palët për të çuar kuvendit në normalitet, jemi të parët që e duam një normalitet”, tha Gjekmarkaj.