Një javë më parë, një tunel u shemb në Indi. Rreth 40 minatorë u bllokuan në të, ndërsa vijojnë të jenë të ngujuar. Në mënyrë që shpëtimtarët të arrijnë tek ata duhet të shpojnë rreth 60 metra. Ditën e djeshme në vendin e aksidentit ka mbërritur një shpuese e re, pasi e vjetra është dëmtuar gjatë përpjekjes për të shpuar një kalim nëpër shkëmbinj.
Deri më tani, ata kanë arritur të shpojnë rreth 24 metra, tha Devendra Patwal, një zyrtar i menaxhimit të fatkeqësive. Ai tha gjithashtu se janë duke menduar për mënyra të reja të nxjerrjes së punëtorëve. Ndoshta ata do të përpiqen të përdorin makinën e re për të shpuar një vrimë në majë të kodrës, nën të cilën punëtorët janë bllokuar. Deepa Gaur, një zëdhënëse e qeverisë, tha se metoda do të zgjaste më shumë sepse në atë rast ata do të duhet të gërmojnë rreth 100 metra për të arritur te punëtorët. Tuneli 4.5 kilometra i gjatë ndodhet në shtetin verior të Uttarakhand dhe është pjesë e autostradës Char Dham, një nga projektet më ambicioze të qeverisë së kryeministrit indian Narendra Modi.
ये है वो नम्बर वन अमेरिकन ऑगर मशीन जिसे भारतीय वायु सेना के चार माल वाहक विमानों के ज़रिए चिन्यालीसौड लाया गया और जो अब उत्तरकाशी के सिलक्यारा स्थित सुरंग में फंसे लोगो को निकालने के लिए ड्रिल करके पाइप अंदर तक ले जाने के काम में जुटी है। #UttarakhandTunnelCollapse #Uttarkashi… pic.twitter.com/nKG6oebUOe
— Ajit Singh Rathi (@AjitSinghRathi) November 16, 2023