Partia Socialiste pritet të mbajë këtë të martë një Asamble të Zgjeruar.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se Asambleja e Zgjeruar pritet të zhvillohet në orën 17:00, në qytetin e Durrësit.

Kjo asamble vjen në kuadër të analizave të strukturave të PS-së.

Në takimin e sotëm pritet të diskutohet mbi çështje që kanë të bëjnë me organizimin e partisë.

Ndër të tjera, në fokus të socialistëve do të jetë edhe situata aktuale e vendit dhe zhvillimet politike.

Ndërkohë, kujtojmë se Kongresi i PS-së u shty nga kryeministri Edi Rama dhe është lajmëruar se do të mbahet në dhjetor.