Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka inspektuar kantierin e transformimit të Shëtitores së Tushemishtit dhe Parkut të Drilonit në Pogradec.
Kjo sipërfaqe tha Rama do të shumëfishohet në 150 hektarë, e gjitha në funksion të zhvillimit të turizmit. Parku do të jetë i aksesueshëm në disa mënyra dhe vizitorët do gjejnë mundësi të shumta në këtë park.
“Mirëmëngjes dhe nga kantieri i transformimit të Shëtitores së Tushemishtit dhe Parkut të Drilonit në Pogradec, që shumëfishohet në 150 hektarë, e gjitha në funksion të turizmit, me 13 ura të reja, shëtitore, korsi biçikletash, 8 mijë pemë të mbjella, 5 km gjatësi të lundrueshme me varkë, 3 parkime me 550 vende për automjete, e gjitha një zonë e aksesueshme deri në Zagorçan, për të përfunduar në pikën doganore duke e kthyer portën hyrëse të qarkut Korçë, në një destinacion turistik akoma më të preferuar për vizitorët vendas e të huaj, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.