Mbi 30 mijë mësues do të përfitojnë rritje rroge me buxhetin e ti për vitin e ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama mëngjesin e së premtes përmes një postimi në rrjete sociale.
“Mirëmëngjes dhe dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri për vitin e ardhshëm do të ketë një rritje domethënëse të pagave për mbi 30 mijë mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.