Në Itali e quajnë njeriun e momentit, pas firmosjes së marrëveshjes me kryeministren Georgia Meloni për ngritjen e një qendre në Shqipëri që do të presë emigrantët që shkojnë me anije në Itali, nën juridiksionin e shtetit italian.

“Është 1 qendër, jo 2 siç thonë mediat. Është një terminal special për verifikimin e parë pranë Portit të Shëngjinit, dhe pastaj do çohen në qendrën e emigrantëve në Gjadër e cila ka vetëm 3 mijë vende” thotë Rama.

Edhe një herë këmbënguli se nuk ka asnjë interes të fshehtë pas kësaj marrëveshje.

“Cili ishte interesi i Italisë të na priste ne në vitet që largoheshim nga vuajtjet e regjimit ndërsa na priti krahëhapur? Cili ishte interesi i Italisë kur ne ishim në vuajtje e sipër? Cili ishte interesi i Italisë kur na dërgoi zjarrfikësit në tërmetin e tmerrshëm? Për ne Italia është speciale, nuk ka një interes direkt’ tregon më tej ai.

Përballë moderatorëve të emisionit “Metropolis” në La Repubblica, kryeministri Edi Rama tha se teksti i marrëveshjes është brenda kornizës së të drejtave ndërkombëtare.

Shqipëria nuk është anëtare e BE, por nga ana tjetër jemi një shtet europian afër Italisë, na ndan deti. Përshembull, nëse Franca apo një vend tjetër marrin emigrant nga Italia, ku i çojnë? I çojnë në një qendër për të bërë procedurat, verifikimet, kontrollet dhe për të trajtuar çdo rast. Pse duhet të jetë diçka që nuk shkon nëse e njëjta procedurë dhe kritere aplikohen te një vend që nuk është në BE?” argumenton Rama.

I pyetur përse e pranoi kërkesën e Italisë, Rama u përgjigj shkurt, se për Italinë jemi të gatshëm, edhe pse aftësitë tona nuk janë të mëdha mund t’ua japim një dorë.

Pikë së pari dua të nënvizoj që kemi marrë kërkesa të ngjashme dhe nga vende të tjera europiane në këto vite, dhe kemi thënë gjithmonë jo. Nuk i them emrat se nuk është korrekte…”
Moderatori – Franca, Spanja, Gjermania?
Rama që nuk përgjigjet