Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga natyra e mrekullueshme në fshatin Gjinoqarë të Fierit.
Kryeministri Rama thekson se natyrës së bukur të këtij fshati i është shtuar qëndisja me të mbjella nga fermerët e zonës.
“Fshati Gjinoqarë në Fier, me natyrën e bekuar e qëndisjen me të mbjella nga fermerët duarartë”, shkruan kryeministri Edi Rama.