Do të vijoje ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin Shqiptar, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere. Më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat Veriore dhe veriperëndimore. Orët e pasdites dhe mbrëmjes vonë do të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C minimalja deri në 22°C vlera maksimale në rang territori.

Era do fryjë mesatare gjatë patradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.