Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se për shkak të reshjeve të dëborës që kanë përfshirë vendin tonë ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa akse në Kukës, Shkodër dhe Dibër. Balla thotë se 21 raste ku drejtuesit e mjeteve kishin mbetur të bllokuar janë ndihmuar nga policia.

MOTI I KEQ me reshje të dendura dëbore ka sjellë si pasojë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore në qarqet Kukës, Shkodër dhe Dibër. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme kanë dhënë ndihmë në 21 raste ndaj drejtuesve të automjeteve të bllokuar. Policia e Shtetit apelon për vendosjen e zinxhirëve dhe për zbatim të udhëzimeve të dhëna në njoftimet publike, për rrugët e bllokuara apo ato që paraqesin vështirësi. Për çdo informacion apo nevojë për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112.