Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora së bashku me bashkëshortin e saj Taika Waititi kanë blerë një rezidencë trekatëshe 5 milionë paund në Zelandën e Re.
Sipas The Sun prona që kanë blerë ndodhet në Auckland, ka katër dhoma gjumi, një pishinë, verandë, kopshte private, garazh të madh, dhe shtretër për të marrë rreze dielli. Shtëpia ngjyrë gri e errët është e vendosur në majë shkëmbi në dy të tretat e një hektari , me akses në plazh.

Taika ka dy vajza, Matewa Kiritapu dhe Te Hinekahu, nga martesa e tij e mëparshme me Chelsea Winstanley, të cilat jetojnë në Zelandën e Re. Një burim tha: Edhe pse Taika dhe Rita kalojnë shumë kohë në dhe Mbretërinë e Bashkuar, Zelanda e Re është ende një pjesë e madhe e identitetit të tij dhe e jetës së tyre së bashku. Pra, të kesh një vend që mund ta quajnë shtëpi është vërtet e rëndësishme për të dhe familjen e tij. Ata tashmë kanë filluar të dekorojnë dhe blejnë mobilje dhe mezi presin të kalojnë kohë atje.