Deputeti socialist Erion Barçe është përfshirë në debat me deputetin e Rithemelimit, Edmond Spaho në Komisionin e Ekonomisë. Spaho tha se Kuvendi ka miratuar për 5 minuta buxhetin, ndërsa paralajmëroi sërish kaos në Kuvend.
Në replikë, deputeti Braçe tha se ndezja e flakëve në kuvend është një ngjarje kriminale, ndërsa shtoi se Kuvendi duhej të kushte kallëzuar. Sipas tij, flaka ka rrezikuar jo vetëm jetën e 140 deputetëve, po edhe jetën institucionale dhe kushtetuese.
Pjesë nga debati:
Edmond Spaho në komisionin e Ekonomisë: Pas ngjarjes së ditës së hënë kur u miratua buxheti në 5 minuta në kushtet e një reagimi të fortë të opozitës për sjelljen e mazhorancës. Dua t’iu kujtoj reagimet e trupit diplomatik të SHBA, Britanisë, Gjermanisë dhe BE kanë tërhequr vëmendjen për dialog mazhorancë-opozitë. Ne po kërkojmë prej kohësh që parlamenti të kthehet në normalitet, dhe të pranohet kërkesa për krijimin e komisioneve hetimore si dhe për komisionin e reformës zgjedhore. Duhet t’i jepni fund qëndrimit kokëfortë dhe t’i ktheheni dialogut në kuvend.
Erion Braçe: Nga data 1 nëntor e në vijim, kemi diskutuar. Buxheti nuk është miratuar në 5 minuta, ka ndodhur vetëm votimi. Ajo që ka ndodhur është që buxheti ka që në 1 nëntor që është shqyrtuar në komisionin e ekonomisë, është bërë prezantimi, diskutimi, pyetje-përgjigje. Janë 13 seanca në vetëm 20 ditë që janë zhvilluar nga Komisioni i Ekonomisë. Kemi marrë edhe sqarime të domosdoshme edhe me shkrim jo vetëm me gojë. Këtij komisioni nuk i ka munguar asnjë shifër, që është kërkuar. Buxheti nuk është miratuar ende, sepse diskutimi nen për nen vlen për të materializuar ndryshime, deri në 7 dhjetor kemi diskutime deri tek miratimi. Kush e ka pasur mendjen tek sherri, po për ata buxheti u miratua në 5 minuta. Ne të hapur kemi qenë për të gjithë.
Ditën e hënë nuk ka ndodhur ngritja e dorës, por ka ndodhur një ngjarje kriminale, se deri tek tymueset jemi mësuar, por flaka që ndodhi në kuvend me flakë, brenda një ene kishte lënë djegëse. Të ndezësh zjarr mes sallës ku brenda janë 140 veta normal është krim, dhe jam i habitur se si kuvendi nuk e ka kallëzuar këtë krim. Zjarri mes kuvendit është një akt i pastër kriminal, që rrezikon jetën jo vetëm të deputetëve por që rrezikon jetën institucionale dhe kushtetuese.
Spaho: Nëse nuk ndryshoni do përballemi me po të njëjtën sjellje që keni parë.
Braçe: Zotëria e ka bërë baltë në këtë komision me fyerje të drejtpërdrejta të anëtarëve. Ky tipi ka vënë dorë edhe mbi gratë e kuvendit. Këtij sharlatani dhe çdo sharlatani tjetër që është në Kuvend për ti lëpirë fytyrën Berishës duhet ti vini fre. Pecetat higjieno-sanitare për burra si puna e këtij do i japin falas.