Dy banorët e Big Brother Vip Kosova, Blero Muharremi dhe Linda Halimi kanë “shpërthyer” në akuza dhe ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Pasi këngëtarja akuzoi Bleron rreth 3 ditë më parë se i kishte ofruar të shkonin bashkë në dhomën e hotelit ku ajo ishte akomoduar, artisti u shpreh gjatë spektaklit të mbrëmshëm (13 nëntor) se kjo është shpifje dhe gënjeshtër.

Blero u shpreh se Linda Halimi nuk hyn tek fermat që ai preferon, ndërsa e quajti “të pamoralshme dhe psikopate”.

Por Linda Halimi insistoi në akuzën e saj se këngëtari e kishte ngacmuar seksualisht kur ishte i martuar me Teuta Krasniqin, rreth 13 vite më parë.

Pjesë nga debati:

Blero: Kjo tha një shpifje, një gënjeshtër

Linda: Nuk është shpifje aspak

Blero: Nuk je tek femrat që unë preferoj, as tani dhe jo më atëherë. Kjo është një gënjeshtër e pastër. E dimë kush është Linda.

Linda: S’mund të më thuash mua e pamoralshme, kur ti je i pamoralshëm vetë që ke kërkuar para disa viteve

Blero: Ti vetëm fjalën moral mos e përmend, nuk të takon

Linda: As ty aspak! Ti vetë i ke duart e pista

Blero: Të ka rënë të jemi bashkë në një format, e kemi pranuar. Ti e di shumë mirë para shumë viteve që ke ardhur në studio tek unë, të kam ndihmuar.

Blero: Nuk dua të diskutoj me një njeri të pamoralshëm dhe psikopat si kjo.

Linda: Se kam pasur kurrë nevojën e ndihmës tënde.

Blero: Më vjen keq që një njeri duhet të arrij në këtë nivel për të shpëtuar veten. Shpresoj që Linda të përmirësohet dhe të mos gënjejë e shpif. Ke familje, me burrë e krejt, po kjo është një gënjeshtër e kulluar.

Linda: Nuk është gënjeshtër.

Blero: Ose unë, ose kjo në shtëpi

Këngëtarja shokoi gjatë spektalit të 10 nëntorit, teksa rrëfeu se me këngëtarin është njohur kur ai ishte i martuar me moderatoren, Teuta Krasniqi dhe ky i fundit i ka ofruar të shkojnë bashkë në dhomën e hotelit ku ajo ishte akomoduar.

Gjatë spektaklit të Big Brother Vip, ku të dy këngëtarët janë konkurrentë, ajo tregoi se në atë periudhë punonte për ish-gruan e Bleros dhe pas përfundimit të xhirimeve, Blero Muharremi e ka dërguar në hotelin ku qëndronte, por sipas saj, ai i ka kërkuar të shkonin së bashku në dhomë.

Ajo bëri deklaratën pas nxjerrjes së një video nga produksioni gjatë spektaklit ku Linda Halimi i shprehej banorëve të tjerë se Blero është arrogant dhe se e njihte prej shumë vitesh.

“Blero ka egon, arrogancën. Është deluzional pafund e njoh para 12-13 viteve. Ka qejf të bëjë shaka, por e tejkalon limitin”, tha Linda Halimi.

Por këngëtari iu drejtua duke thënë se duhet t’i vijë turp që flet kështu pasi është edhe e martuar.

Ishte kjo “nxitje” e Blero Muharremit që bëri këngëtaren të rrëfente detaje nga e shkuara e tyre.

“E mban mend shumë mirë ti, më ke thënë, a mundemi të pimë nga një gotë verë e të rrimë te dhoma e hotelit”, iu drejtua Linda, e cila është e martuar me reperin amerikan Big D dhe kanë një vajzë së bashku.

Më pas tregoi se gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova, Blero i ka shkuar me të brendshme në krevat dhe i ka fikur mikrofonin duke i thënë se “hajde rrimë dhe flejmë bashkë”, por që janë mohuar nga artisi.

Pjesë nga diskutimi:

Blero: Një grua e martuar, është turp të flasë kështu

Linda: Të vijë turp ty që shitesh këtu si i ndershmi i botës. Unë me Bleron e kam personale, ka ndodhur jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.

Kur kam punuar në emisionin e Teuta Krasniqit, para 13 viteve, Blero më ka dërguar te hoteli ku rrija pas xhirimeve dhe insistoi, si burrë i martuar, meqë po flet për martesën time, të vijë lart te dhoma e hotelit me mua, e mban mend shumë mirë ti, më ke thënë, a mundemi të pimë nga një gotë verë e të rrimë te dhoma e hotelit. Është shumë e vërtetë betohem në zot.

Më pas Lindia Halimi hodhi të tjera akuza.

Linda: Ka ardhur një natë në shtrat me mua dhe Ganinë me të brendshme (nëse mundem të shprehem kështu). Më hoqi mua dhe Ganisë bateritë e mikrofonave dhe tha që ‘nuk guxon askush të të flas sepse unë jam këtu. Hajde rrimë dhe flejmë bashkë.

Blero: Me vërte e ke ti?

Linda: Ndoshta ka dashur të vazhdojë muhabetin e hotelit.

“A keni kamera këtu?”, iu drejtua këngëtari, drejtuesit të emisionit.