Një furgon është përfshirë nga flaket gjatë natës në Vlorë.

Ngjarja rreth orës 01.00 të mesnatës. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur verifikimet për identifikimin e shkaqeve.

Paraprakisht dyshohet se nga flakët ka pësuar dëme edhe një automjet tjetër. Furgoni i djegur është në pronësi të një firme uji.