Bordi i OpenAI njoftoi se do të largojë nga detyra e drejtorit ekzekutiv, Sam Altman dhe në vend të tij, do të vendoset përkohësisht Mira Murati.

Sipas deklaratës, Altman nuk ka qenë transparent me stafin duke mos realizuar kështu detyrat që i takonin. Nuk dihet ende për çfarë bëhet fjalë konkretisht.

Mira Murati, drejtuesja teknologjike e kompanisë OpenAI, do të marrë përsipër detyrën e drejtueses ekzekutive të përkohshme, ndërkohë që kompania do të fillojë procesin e gjetjes së një drejtuesi të përhershëm.

“Bordi i drejtorëve të OpenAI, që vepron si organi i përgjithshëm qeverisës për të gjitha aktivitetet e OpenAI, njoftoi sot se Sam Altman do të largohet si CEO dhe do të largohet nga bordi i drejtorëve. Mira Murati, shefe e teknologjisë e kompanisë, do të shërbejë si CEO e përkohshme, me efekt menjëherë,” – thuhej në deklaratë.

OpenAI prodhon programin e inteligjencës artificiale ChatGPT.

Një raport i ‘Investor Times’ vlerëson se pasuria e saj kap vlerën e 5 milionë dollarëve në 2023.

Ka lindur në 1988 në Shqipëri. Pasi kreu studimet me rezultate të shkëlqyera shkoi në SHBA ku vijoi edukimin pasuniversitar në fushën e inxhinierisë

35-vjeçarja shqiptaro-amerikane nga San Fancisko ka punuar si menaxhere e lartë në prodhimin e Model X në Tesla të Elon Musk midis 2013 dhe 2016. Ka udhëhequr zhvillimin e projekteve të prodhimit të automjeteve të Tesla Motors, duke përfshirë modelin X, si dhe nisma revolucionare të industrisë ajore. Ka mbikqyrur dhe skuadrat e inxhinierisë dhe prodhimit të Leap Motion.

Ajo i u bashkua OpenAL në vitin 2018 si Shefe e Teknologjisë në këtë kompani që ka krijuar modelin revolucionar ChatGPT dhe Dall-E. Për 5 vite ka qenë në skuadrën e lidershipit të kësaj kompanie.