Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë do të zhvillojnë sot një aksion para Kuvendit, për të kërkuar thirrjen e seancës konstituive.
Mediat shkruajnë se Grupi parlamentar i PDK-së i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.
Këto dy parti opozitare refuzojnë që të takohen me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti që të ecet para me ngritjen e institucioneve.
Megjithatë Kurti është takuar me kreun e LDK-së Lumir Adbixhikun me të cilin ka thënë se ka bisedime pozitive.










