Ministria e Financave në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore po analizojnë skemën aktuale të pensioneve, për ta rishikuar atë. Pra për të bërë një skemë të re duke marrë në konsideratë rritjen e numrit të kontribuuesve në sistem dhe për pasojë uljen e deficitit të skemës, në mënyrë që të reduktohen edhe kostot e larta të buxhetit të shtetit që vijon të financojë pothuajse çdo vit me rreth 500 milionë euro.
Diskutimi në mbledhjen e Komisionit:
Erion Braçe: Pensionet, në 1993 të gjitha pensionet që ishin lidhur me para mbeten në ato nivele kurse ato që u lidhen pas u rriten. E njëjta ndodhi me 2015, kush lidhet pas këtij viti janë shumë më të larta se ato para 2015. Kur kemi pensionistë të goditura nga këto dy reforma që e kanë pasur mendjen tek e ardhmja, a ka ardhur momenti që të shohim një zgjidhje përtej indeksimit? Sa është fatura e indeksimit dhe bonusit të pensioneve në vitin që vjen?
Ervin Mete: Pensionet ka ardhur momenti për një ndërhyrje reformuese. E kemi nisur diskutimin me BB e FMN që po bëjnë analiza paraprake. Është çështje e mprehtë çështja e pensioneve dhe kërkon qasje që amortizim diferencat në kontribut dhe përfitues. Po diskutohet edhe indeksimi që të ndryshojë. Në 2024 janë 4 mld lekë për indeksimin e pensioneve. Është buxhetuar 3.6 mld lekë për bonusin e fundvitit.
Një ndër rreziqet më kryesore lidhur me skemën e pensioneve, ashtë numri i lartë i të vet punësuarve që ne kemi në sistem, ato kanë nivel të ndryshëm kontributi në skemë, dhe kontrolli i tyre për kontributin nuk është shumë i arritshëm. Ky element adresohet edhe me ligjin e ri të të ardhurave ku do taksohen profesionet e lira. Të vet punësuarit që ofrojnë shërbime profesionale do të përfshihen në taksim, kanë disiplinim për të paguar edhe sigurimet shoqërore. Pra po analizohet kush janë dobësitë e skemës së pensioneve, që subvencionohet çdo vit nga buxheti i shtetit afro 500 mln euro, ne duhet të ulim deficitin, të rrisim numrin e kontribuuesve.