Buxheti i vitit 2024, i cili është në fazën e diskutimeve në komisionet parlamentare parashikon në total 735,9 miliardë lekë shpenzime të përgjithshme.
Por sa është ky buxhet, një buxhet që i shërben nevojave dhe kujdesit social të shqiptarëve?
Një grafik të dhënash, i publikuar nga Agjencia për Media dhe Informim, tregon se nga totali i këtyre shpenzimeve, qeveria ka parashikuar që 1/3 e tyre ose 33.4% do të shkojë për mbrojtjen sociale dhe shtresat në nevojë.
Më konkretisht, këto shpenzime janë të deidkuara për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, asistencën sociale, bonusin e bebes.
Po ashtu, për ish-të përndjekurit dhe për ish-pronarët.