Edhe pse është 65 vjeçe, ka shumë njerëz që vijojnë të jenë të fiksuar me bukurinë dhe karizmën e Sharon Stone.
Aktorja e njohur në një intervistë për podcast Ladygang, ka treguar se shumë meshkuj ende dëshirojnë të bëjnë seks me të.
“Në moshën 60 vjeçare mendon se njerëzit nuk të shikojnë më. E vërteta është se shumë njerëz duan të flenë me mua, ashtu si dikur”, tha Stone.
Sipas saj, meshkujt shmangin përfshirjen me femrat në moshë, sepse siç thotë ajo, ata mendojnë se e kanë të vështirë të shkëputen prej tyre.
“Nuk është se nuk je aq seksi, sepse nuk është aq e lehtë të bësh seks me ty. Nuk është aq e lehtë të të heqësh qafe dhe nuk e ke aq të lehtë ta mbyllësh gojën. Gjithashtu nuk je aq e lehtë për t’u … hedhur më pas. Nuk është se nuk je aq i nxehtë, je më seksi se kurrë”, thotë ajo.
Stone beson se të qenit më me përvojë në jetë është në të vërtetë më mirë për një marrëdhënie. “Për shkak se je më e relaksuar, shqetësohesh më pak se si dukesh… Je e mrekullueshme dhe nuk je aq e lehtë”.
Aktorja ka qenë e martuar me autorin Michael Greenberg nga viti 1984 deri në 1987 dhe me gazetarin Phil Bronstein nga viti 1998 deri në 2004. Pas dy ndarjeve të saj të bujshme, ajo zbuloi se nuk do të takohet më me askënd nën moshën 45 vjeç.