Shumica e qytetarëve të Vlorës mbështesin ndërtimin e resortit të ri turistik në Zvërnec, duke dëshmuar se qëndrimet e tyre nuk janë thjesht pasqyrim i ndarjeve politike në bashki.

Sipas një sondazhi të prezantuar në emisionin “Real Story” në ABC News nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, 55.7% e të anketuarve vlonjatë janë deklaruar pro këtij investimi të madh strategjik.

Ndërkohë, të dhënat tregojnë se 30.1% e qytetarëve pozicionohen kundër projektit, ndërsa një pjesë prej 14.2% kanë zgjedhur të mos japin një mendim, me argumentin se nuk janë të informuar mjaftueshëm. Ky sondazh sjell një pasqyrë të qartë të opinionit publik vendas mbi një nga zhvillimet më të diskutuara të kohëve të fundit në zonën bregdetare.

Pyetja kryesore është: A doni që duhet të ndërtohet resorti turistik në Zvërnec? Ku 55.7% e qytetarëve të Vlorës janë pro investimit. 30.1% janë kundër investimit, kurasë 14.2% e vlonjatëve nuk japin një mendim pasi pretendojnë se nuk janë të informuar mjaftueshëm. Nuk kemi të bëjmë vetëm për një ndarje politike në Bashkinë e Vlorës”, tha Zalozhnja.