Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me dy operacionet policore Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli”, të cilat synojnë persona të përfshirë në grupe kriminale, persona në kërkim, ata që qarkullojnë me armë zjarri etj.
Balla shkruan se gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar dhe proceduar 35 shtetas në vend.
Postimi i Taulant Ballës:
Policia e Shtetit ka vijuar me zbatimin në territor të operacioneve kombëtare “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli” për arrestimin e shtetasve të përfshirë në grupe kriminale, persona në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri, të atyre që mbajnë në banesë armë, municione dhe të personave të përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar/proceduar 35 shtetas për veprimtari të ndryshme kriminale në Vaun e Dejës, Shkodër, Rrëshen, Kavajë, Bulqizë, Tiranë, Durrës, Fier, Korçë dhe Pukë.