4 banorë kanë rrezikuar jetën e tyre sot në ujërat e lumit Prodan të cilët kanë dashur të kalojnë këtë lumë me mjetin e tyre për të dalë në anën tjetër të fshatit.

Gazetarja Lorena Kodra bën me dije për BalkanWeb se mjeti me të cilin udhëtonin ka mbetur në mes të lumit duke rrezikuar seriozisht jetën e 4 banorëve, të cilët u shpëtuan në kohë nga punonjësit e zjarrfikëses.

Mungesa e një ure në këtë fshat ka bërë që banorët të zgjedhin mënyra alternative për të kaluar lumin dhe një ndër më të rrezikshmet është pikërisht kalimi mes për mes lumit.