Në nder të 111-të vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc është vendosur flamuri shqiptar.

Flamuri është vendosur nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka postuar edhe një video ku shihet duke e vënë në godinën e institucionit që ai udhëheq.

Kujtojmë se edhe Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, e ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës, po për nder të ditës së pavarësisë së Shqipërisë.