Sulmuesi dhe kapiteni i Egnatias, Raphael Dwamena u nda nga jeta në moshën 28-vjeçare këtë të shtunë (11 nëntor 2023). Gjatë ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit (1-1) për javën e 13-të në Superligës, ganezi u rrëzua në tokë në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë në minutën e 24 edhe pse i pashqetësuar apo në aksion.Në lidhje me këtë lajm tragjik ka reaguar edhe trajneri i Kombëtares kuqezi, Sylvinho. Në kanalet e komunikimit, braziliani shkruan: “Prehu në paqe. Ngushëllime familjes dhe miqve”.