Një moment emocionues kanë përjetuar pasagjerët e një fluturimi të American Airlines, kur piloti vendosi bëjë një njoftim të veçantë pak para se avioni të nisej.

Ndonëse pilotët zakonisht i bëjnë njoftimet nga kabina e avionit, në këtë rast piloti, Jeff Fell, donte të fliste me pasagjerët e tij në telefonin me të cilin bisedonin stjuardesat, pasi ishte fluturimi i tij i fundit pas 32 vitesh, ai do të dilte në pension.

E veçanta e rastit ishte se mes pasagjerëve ishte edhe familja e tij, të cilët e shoqëronin në udhëtimin e tij të fundit si pilot me American Airlines.

“Unë quhem Jeff Fell dhe jam piloti i fluturimit tuaj që do të zgjasë 2 orë e 43 minuta dhe moti në Çikago është i mirë. Normalisht nuk qëndroj para të gjithëve në ngritje, por po ju flas nga kabina dhe nëse emocionohem, ju lutem më falni. Para se të nisemi për në Çikago, nuk dua të lë jashtë disa njerëz që janë shumë të rëndësishëm për mua dhe janë në pjesën e pasme të aeroplanit dhe kjo është familja ime që erdhi me mua në fluturimin tim të fundit para se të dal në pension”, u shpreh ai.

Kombias falenderon të gjithë dhe veçanërisht bashkëshorten e tij dhe e mbyll mesazhin e tij duke u uruar mirëseardhjen pasagjerëve të fluturimit.

@humankind It seemed like this would be an ordinary flight…until the pilot did this just before takeoff. 😭✈️ #pilot #pilotstiktok #pilotspeech #retiredpilot #americanairlines @American Airlines ♬ Love – Revember