Një video e ushtarëve izraelitë që kërcejnë të dehur ndërkohë që lufta e Hamasin vazhdon është bërë virale në rrjetet sociale.

Festa u organizua në një njësi të ushtrisë në veri të Izraelit dhe ishte i ftuar një yll i famshëm izraelit i popit, i cili gjithashtu kishte marrë pjesë në Eurovizion.

Ushtarët duken të dehur, duke kërcyer gjysmë të zhveshur në mes të luftës, gjakderdhjes dhe mijëra të vdekurve nga të dyja anët. Në fakt, disa kërcejnë edhe me armë në duar.

Ministria izraelite e Mbrojtjes njoftoi se do të merreshin masa të rrepta për ushtarët. Ushtarët u justifikuan duke thënë se po festonin pasi një prej ushtarëve ishte martuar dhe donin t’i ngrinin moralin.