Rreth 8.3 milionë turistët që vizituan Shqipërinë deri në shtator shpenzuar 3.2 miliardë euro. Thënë ndryshe, çdo i huaj harxhoi mesatarisht 386 euro. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në raport me një vit më parë, shpenzimet e turistëve janë zgjeruar me 1 miliardë euro apo 14.2 për qind.
“Është një shifër e pritshme. Kjo si pasoje bumit turistik veçanërisht gjatë muajve të verës dhe jo vetëm”, tha Gjokutaj.
Në po të njëjtin hark kohor, për të udhëtuar jashtë shqiptarët shpenzuan 1.75 miliardë euro, 410 milionë euro më shumë se në po të njëjtin hark kohor të një viti më parë. Thënë ndryshe, çdo shqiptar shpenzoi mesatarisht 336 euro për të kaluar pushimet në vendet e tjera. Pavarësisht tërheqjes së 1.75 miliardë eurove, në vend mbetën 1.45 miliardë euro neto nga të huaj.
“E njëjtat vlen edhe këtu. Kjo pasi më shumë shqiptarë ikin jashtë. Rrjedhimisht janë më shumë para të shpenzuara”, u shpreh eksperti Gjokutaj. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se në vend hynë edhe 676 milionë euro të tjera nga remitancat. Emigrantët u dërguan familjeve të tyre 84 milionë euro më shumë se një vit më parë.
“Për të ardhur keq. Kriza e çmimeve ka bërë që të kemi këto nivele të dërgesave të emigrantëve”, tha Gjokutaj. Rënia e euros ndërkohë ka bërë që deri në shtator në vend të hyjnë vetëm 1.33 miliardë euro, 130 milionë euro më pak se një vit më parë.