Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, një projektligj për amnistinë për të burgosurit.
Nëse ky projektligj miratohet në parlament, do të përfitojnë rreth 600 të dënuar, që do t’i kalojnë festat pranë familjarëve, u shpreh ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
Gratë dhe të miturit janë dy kategoritë që do të përfitojnë më shumë ngta kjo amnisti.