Sot në orën 12:00, Gjykata e Posaçme pritet të marrë vendim për masën e re të kërkuar nga SPAK, arrest shtëpie me polic tek dera për Sali Berishën.
Ndërkohë një ditë më parë Avokatët e Berishës nuk dorëzuan kërkesën e tretë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Avokatët thanë se gjykata nuk i dha vendimet e arsyetuara pse kërkesat e mëparshme të tyre janë rrëzuar, duke i lënë shteg një tjetër tentative për të zvarritur procesin.
Prokurorët që po hetojnë Berishën për korrupsion pasiv në aferën “Partizani” kërkojnë që ish-kryeministri të ruhet edhe me polic në derën e shtëpisë e të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë.
Nën hetim dhe në masë arresti shtëpie për privatizimin e Partizanit është dhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi i cili ndërtoi kulla mbi territorin e kompleksit sportiv.