Dashi

Ju ndjeni se jeni gati të hyni në një kapitull të ri dhe më të lumtur. Shfrytëzoni sa më shumë mundësitë që ju vijnë për të përmirësuar një marrëdhënie të veçantë. Optimizmi juaj ka të bëjë shumë me shpirtin e mirë që keni.

Demi

Mund të ndjeni se një kolegu juaj po motivohet nga arsyet e gabuara për të qenë i dobishëm. Në këtë rast, refuzoni ofertën e tyre dhe vazhdoni punën vetë. Jepni përgjigjet tuaja intuitive ndaj rrethanave që po përjetoni. Intuita juaj është plotësisht e besueshme.

Binjakët

Jeni mërzitur me mjedisin tuaj dhe keni nevojë për diçka të re për të stimuluar mendjen tuaj. Mbyllja në një grup ose projekt bamirësie ku ndihma juaj mirëpritet do t’ju japë gjithashtu një shans për të mprehur aftësitë tuaja mendore.

Gaforrja

Një situatë ka nevojë për një komunikim të saktë dhe të kujdesshëm. Nuk mund të pretendoni se do ta kuptojnë vetë diçka, ata që keni përballë. Nëse nuk keni kohë për biseda të rëndësishme, sugjeroni ta lini këtë për më vonë.

Luani

Ndonjëherë prisni shumë nga vetja. Nuk mund të bësh gjithçka dhe të jesh kudo në të njëjtën kohë. Mund të jetë e nevojshme të pranoni që sidomos gjatë kësaj periudhe të vitit, disa gjëra do të duhet të lihen për një kohë tjetër.

Virgjëresha

Vazhdoni të frymëzoni njerëzit e tjerë. Do të jeni të gatshëm të përvishni mëngët dhe të vazhdoni punën. Mos hezitoni të shfrytëzoni një shans për të udhëhequr rrugën. Njerëzit do të lulëzojnë nën drejtimin tuaj.

Peshorja

Planifikoni me kujdes kohën tuaj dhe do të keni më shumë për të treguar për përpjekjet tuaja. Duhet të jeni praktik dhe të organizuar në mënyrë që të përfundoni gjithçka që planifikoni të bëni. Një dallim mendimi në vendin e punës mund të përshkallëzohet në konfikt. Ecni me kujdes. Nëse ndjeni se dikush po kërkon një grindje, largohuni.

Akrepi

Ka një sërë opsionesh përpara jush. Ju duhet të merrni kohën e duhur pë rtë vendosur hapat që do ndiqni. Një zgjedhje impulsive mund t’ju çojë në drejtimin e gabuar. Jeni beqar dhe kërkoni dashurinë? Do ta gjeni në një festë.

Shigjetari

Të tjerët duket se janë të vetëdijshëm që planet kanë ndryshuar, por ju nuk jeni informuar kurrë për këtë. Kjo do të jetë e bezdisshme, zhgënjyese dhe shqetësuese. Pavarësisht nëse dikush e ka mbajtur apo jo qëllimisht këtë informacion të fshehur nga ju fshehur, flisni hapur dhe tregojini se kjo situatë ju shqetëson.

Bricjapi

Mund të rëndoheni nga problemet e të tjerëve nëse bëjnë zgjedhje të gabuara. Ju mund të kuptoni pse një partner apo i afërm është i prirur të pranojë një ofertë që tingëllon joshëse, e mahnitshme dhe emocionuese, por ju gjithashtu e dini se kjo është një mundësi që tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtetë.

Ujori

Nëse dëshironi të njihni dikë më mirë, sugjeroni të ndani një hobi ose interes apo filloni të bëni disa plane udhëtimi së bashku. Do të zbuloni se keni shumë të përbashkëta. Ndani idetë me të tjerët dhe shikojini ato të rriten dhe të zhvillohen në një projekt emocionues në grup.

Peshqit

Ju jeni mbajtur fort pas premtimeve që të tjerët ju kanë bërë shumë kohë më parë, kur ishte e qartë se ata kurrë nuk kishin ndërmend t’i përmbushnin ato. Qëndrimi pas kujtimeve dhe shpresave të së kaluarës që nuk do të realizohen kurrë po ju pengon të shfrytëzoni mundësi të reja. Është koha për të ndryshuar këndvështrimin tuaj. Është koha për të ndjekur një rrugë të re.