Enkelejd Alibeaj votoi kundër kërkesës së avokatit të Berishës për të pezulluar mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Sali Berishës. Alibeaj tha se nuk ka një vendim nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin e mbledhjes dhe për këtë arsye nuk ka asnjë shkak ligjor për shtyrjen ose pezullimin e saj.

U pretendua që kërkesa adresuar GJK përfshin edhe këtë procedurë parlamentare, që ka nisur nga dokumentacioni i paraqitur nga SPAK, 12 dhjetor 2023, një ditë më parë se ajo kur është depozituar në GJK kërkesa e deputetëve. Bazuar në ligj dhe rregulloren e parlamentit, do kishte bazë një kërkesë për ta pezulluar deri në pritjen e vendimit të GJK, nëse do kishte një kërkesë për pezullim. GJK në këtë procedura është e epërme edhe mbi kuvendin, nuk ka një vendim të GJK për të pezulluar këtë procedurë parlamentare për dhënien e autorizimit. Avokatët, deputetë kanë të drejtën që pas kësaj procedure që kjo është një shkelje kushtetuese o të paraqesin një kërkesë të re ose të paraqesin një shtesë në kërkesën që kanë në GJK. Në këto kushte jam i mendimit që kjo kërkesë të mos pranohet.