Viti 2023 nuk mund të konsiderohet nga më të mirët për mbrojtësin e kombëtare shqiptare, Marash Kumbullën, i cili ka vuajtur prej dëmtimeve.

Në emisionin “Analizë Kuqezi”, të moderatorit Sokol Xhihani u publikuan statistikat e mbrojtësit shqiptar me Kombëtaren në vitin 2023.

Kumbulla ka qenë prezent vetëm në sfidën e 27 marsit kundër Polonisë në transfertë, të cilën Shqipëria e humbi me rezultatin 1-0. Në atë takim mbrojtësi luajti për plot 90 minuta, ndërsa u vlerësua me notën 7.0.

Kumbulla dha 78% të pasimeve të sakta si dhe fitoi 67% të dueleve ajrore në sfidën Poloni-Shqipëri.