Arbër Hajdari zbuloi ekskluzivisht në “Më Lër të Flas” se do të bëhet baba dhe se festat e këtij viti do ta gjejnë ndryshe.
Ai zbuloi gjithashtu edhe gjininë e fëmijës. Arbër Hajdari dhe partnerja e tij do të bëhen prindër të një vajze.
I emocionuar Arbri u shpreh se prej disa muajsh ka nisur të mendojë ndryshe për kujdesin ndaj fëmijëve, tashmë si një baba.
Moderatorët e programit, Romeo dhe Donald Veshaj kanë insistuar që ai të zbulojë më tepër detaje, derisa në një moment erdhi edhe përgjigja.
Bidesa kur Arbër Hajdari zbulon lajmin dhe detajet:
Romeo Veshaj: Ti Arbër kur do ta bësh një fëmijë? Se kemi një lajme ekskluziv më duket.
Arbër Hajdari: E keni informacion juve?
Romeo Veshaj: Po e kemi…
Arbër Hajdari: Po, do bëhem baba shumë shpejt.
Romeo Veshaj: Këto festa do të të gjejnë ndryshe Arbër.
Arbër Hajdari: Këto festa do të më presin ndryshe. Në momentin që bëhesh prind shumë gjëra ndryshojnë tek njeriu. Sidomos në momentin që sjell në jetë një fëmijë rritet përgjegjësia në mënyrën e të menduarit.
Romeo Veshaj: A ka nisur të ndryshojë tek ti, tani që do të bëhesh baba, mënyra e të menduarit?
Arbër Hajdari: Ka nisur që prej dy-tre muajsh të ndryshojë mënyra e të menduarit. Prioritetet deri diku kanë nisur të lëvizin.
Romeo Veshaj: Do të bëhesh babi i një vajze apo djali?
Arbër Hajdari: Zoti mi pranoi lutjet që bëra, doja të bëhesha babi i një vajze, dhe do të bëhem me vajzë.