Karim Benzema është kthyer në çështje te Al-Ittihad në Arabinë Saudite. E ardhmja e 36-vjeçarit është vënë në pikëpyetje edhe më tej gjatë ditëve të fundit pasi ai nuk u paraqit në stërvitje me skuadrën në Jeddah më 28 dhe 29 dhjetor. Kjo filloi të ndezë thashethemet për të ardhmen e sulmuesit, i cili tashmë ka ç’akativizuar edhe llogarinë në Instagram.

Njerëz të afërt të lojtarit u kontaktuan nga Marca dhe arsyetimi kishte të bënte me mungesë për shkak të një dëmtimi në këmbë. Gjithsesi, nuk dihet nëse diçka e tillë është e vërtetë.

Karim Benzema në 15 ndeshje ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar 5 asiste. Paraqitja e yllit të njohur në 2 ndeshjet e fundit, ato ndaj Al Nassr dhe Al Ittihad kanë qenë nën nivelin e mesatares, pasi nuk ka realizuar gol.