Teatri “Migjeni” mblodhi spektatorët shkodranë në aktivitetin e fundit për vitin 2023, ku Orkestra Simfonike mbajti koncerti tradicional “Ndërmendje”. Kësaj feste ia shtuan bukurinë interpretimet e korit “Prenkë Jakova” dhe artistët e vegjël të Qendres Kultures.

E ftuar e veçantë ishte sopranoja nga Kosova Adelina Paloja e po kështu në skenë u ngjit pas 7 vitesh mungesë, tenori shkodran Riad Bashi.

“Marshi i Fiskulturistëve” ngriti në këmbë spektatorët e njëkohësisht shënoi fundin e një tjetër edicioni mbreslënës.

Durrës- Mbrëmja e së premtes mblodhi qytetarët e Durrësit në sheshin “Liria”, ku u mbajt një koncert me këngëtarë të muzikës së lehtë. Pjesë e koncertit u bënë dhe artistët e vegjël me kostume popullore.

Lezhe- Në 61-vjetorin e lindjes, humoristi lezhjan Nikolin Delia dha një shfaqje për publikun të titulluar “Gaz-Jeta”. Kënget, vallet dhe humori ishin pjesë e kësaj veprimtarie zhvilluar në qytetin e Lezhës.

Vlorë – Fëmijët e Qendrës Kulturore udhëtuan me autobusin e krishtlindjeve drejt Orikumit ku shpërndanë dhurata për bashkëmoshatarët.