Bashkia e Shkodrës ka nisur instalimin e paneleve diellore në institucionet e arsimit publik. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në facebook ku shkruan se kjo metodë ka nisur që nga kopshtet e fëmijëve si një mënyrë efikase për ngrohjen e tyre, kursimin e energjisë si dhe mbrojtjen e ambientit.
“Mirëmëngjes, dhe me lajmin e mirë se Bashkia Shkodër ka nisur të instalojë panelet diellore në institucionet e arsimit publik, duke nisur si fillim me kopshtet e më të vegjëlve, si një mënyrë efikase për ngrohjen e tyre, kursimin e energjisë, dhe mbrojtjen e mjedisit, ju uroj një ditë të bukur”- shkruan Rama.