Bashkimi Europian mbështet zhvillimin e ekonomisë Qarkulluese në Shqipëri, si një sektor kryesor për të ardhmen e qëndrueshme të vendit.

Sipas një njoftimi të zyrës së Delgacionit të BE-së në Tiranë, “duke ricikluar dhe ripërdorur mbetjet, ne mund të ulim ndikimin tonë mjedisor dhe të krijojmë mijëra vende të reja pune”. Objektivi i përgjithshëm i kësaj mbështetje është të kontribuojë në përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimin e ekonomisë qarkulluese.

Projekti mbështet tranzicionin drejt një ekonomie rrethore dhe rritjes së gjelbër në Shqipëri nëpërmjet një kuadri rregullator të përmirësuar, me kapacitete institucionale të forcuara dhe duke ofruar modele të gjelbra të biznesit.

Aksioni mbështet Qeverinë e Shqipërisë (QSH) në arritjen e objektivave kyç në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe rritjes së gjelbër ekonomike, konkretisht, përshpejtimin e transformimit në një ekonomi rrethore, përmirësimin e efikasitetit të energjisë, kontributin në krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e shëndetit të qytetarëve.