“Met Office” i Britanisë së Madhe ka regjistruar përkohësisht temperaturën më të lartë minimale ditore për ditën e Krishtlindjes.
“Ka qenë një 24 orësh shumë i butë në Britaninë e Madhe”, tha zyra e parashikimit të motit.
“Përkohësisht, u regjistrua temperatura më e lartë minimale ditore për ditën e Krishtlindjes, ndërsa temperaturat në aeroportin Exeter dhe fshatin East Malling nuk ranë nën 12,4C”, tha “Met Office”.
Rekordi i ri shkatërroi ëndrrat për një Krishtlindje të Bardhë për pjesën më të madhe të Britanisë së Madhe, me temperaturat më të ngrohta që vazhduan pasi vendi përjetoi natën më të ngrohtë të Krishtlindjeve për më shumë se 20 vjet.
Megjithatë, disa zona në Skocinë veriore pritet të shohin ende pak borë, duke e bërë teknikisht një Krishtlindje të Bardhë, e cila përkufizohet nga “Met Office” si një flok bore që bie më 25 dhjetor.
Në Londër dhe në juglindje të Anglisë ishin parashikuar temperatura maksimale prej 13 deri në 14 gradë Celsius.
Temperatura mesatare maksimale për muajin dhjetor është 7 gradë Celsius.