Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një foto në rjetin social “X” me një grup shoqëror.
Ajo që bie në sy nga fotoja e publikuar është prania e dy ministreve të kabinetit qeveritar “Rama 3”. “Çfarë nate gallatë”, ka shkruar deputetja Tabaku në mbishkrimin e fotos ku shihet ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Kultures, Elva Margariti.
Ne i shikojnë në Kuvend, ose në Komisionet Parlamentare, ku shpesh herë përballen ashpër me njëri-tjetrin si kundërshtarë politikë. Por disa herë, politikanët tanë kanë njohje shumë të vjetër me njëri- tjetrin, fjala bie për periudhën e gjimnazit.
Dhe ky është një prej rasteve, pasi Jorida Tabaku dhe ministret Ogerta Manastirliu e Elva Magariti kanë qënë shoqe në një klasë, në gjimnaz. Në maturën e vitit 1998, në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë. Kjo shpjegon edhe arsyen e mbledhjes së këtij grupi ‘gocash’ në një festë me njëra-tjetrën.