Alba duket se nuk po e mban më presionin e lojës, pasi ajo ka shprehur dëshirën për tu larguar nga shtëpia. Gjatë këtyre ditëve ajo është parë e përlotur dhe shpesh herë ka kërkuar ta thërrasin në dhomë të rrëfimit.

E ndodhur në këtë situatë presioni, Alba në një bisedë me Bucin dhe Santianën në lavanderi u ka treguar se këtë të premte me apo pa votën e publikut ajo do të lërë në gjysmë garën.

Ndonëse dy banorët u përpoqën që ta bindnin të ndryshonte mendje, ajo tha se situatat në shtëpi e kanë bërë të ndihet keq e për këtë arsye do të lërë garën.