John dhe Melody Hennessee kanë planifikuar që pjesën e mbetur të jetës ta kalojnë duke lundruar nëpër botë dhe thonë se kjo ka përgjysmuar kostot e tyre të jetesës në tokë të thatë.

Çifti nga Florida ka shitur thuajse gjithçka ka patur rreth tre vite më parë, përfshirë biznesin dhe shtëpinë për të blerë një rulot që të udhëtonin nëpër SHBA. Por më pas, John i cili është 76 vjeç u lodh nga qëndrimi i gjatë në timon.

Ata panë një reklamë në Facebook për një udhëtim 274-ditor me kroçerë dhe kështu nisi udhëtimi i tyre i përhershëm në det. Aktualisht çifti ndodhet në Republikën Domenikane pas lundrimit në Australi, Zelandën e Re dhe Paqësorin jugor. Përveç adrenalinës, jeta e tyre e re duket se ka më pak shpenzime.

“Kur zbresim në breg kemi vetëm faturën e celularit, anijes dhe disa kartave të kreditit por kaq. Nuk kemi më hipotekën e shtëpisë, siguracionin e makinës, banesës apo faturat e tjera. Lista vazhdon. Jemi të sigurt se lundrimi me kroçerë kushton më pak”, thotë John. “Tani kushton thuajse sa gjysma e asaj që harxhonim në tokë”.

Në këtë moment, jeta e tyre është planifikuar me pagesa mujore teksa ata shkojnë sa nga një anije në një tjetër, gjë që do të vazhdojë deri në dhjetor 2024.

Së shpejti, do të marrin edhe një rezidencë të përhershme në kroçerë ku thuajse 30% e pasagjerëve do të jenë banorë. Anija do të përshkojë botën çdo tre vjet në vendet e ngrohta, por kostot do të jenë të konsiderueshme.

Kabinat variojnë nga 99 mijë deri në 249 mijë dollarë pa përfshirë pagesën mujore prej 8000 dollarësh. Melody, 64 vjeç shprehet se “donin të blinin një shtëpi që ta dizenjonin sipas dëshirës. Do të jetë shtëpia jonë, përtë paktën 15 vite në kroçerë”.

Kabinat do të jenë të disponueshme në maj 2024, do të kenë një kuzhinë, një shtrat për miqtë të cilët mund të hipin falas në anije nëse kanë paguar taksat portuale, një qendër biznesi dhe zyra private. Gjithashtu një mjek dhe një dentist do të jenë në dispozicion të pasagjerëve, një spital për rastet serioze si edhe një morg.