Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se falë ndërveprimit të të gjithë aktorëve, Shqipëria korri sukses duke dalë nga lista gri e pastrimit të parave.
Këto komente Balluku i bëri në mbledhjen vjetore të Komitetit Bashkërendues të luftës kundër pastrimit të parave.
Ajo shtoi se është e nevojshme hartimi i një strategjie kombëtare, me anë të së cilës të luftohet fenomeni i pastrimit të parave dhe financimi i terrorizimit.
“Një angazhim efikas mes institucioneve tona. Dalja nga lista gri është një sukses. Duhet të rrisim kapacitete institucionale. Synojmë, të biem dakord për nevojën e hartimit të strategjisë kombëtare për goditjen e pastrimit të parave”, tha Balluku.
Krahas ministrave dhe zyrtarëve të tjerë, në takim ishte prezent edhe kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, Altin Dumani