Fillimi > -Politikë
Datëlindja e Ibrahim Rugovës, Elisa Spiropali: Ishte një prijës me mision. Kur u bë e modës të talleshe me shqiptarinë, këtej e andej Drinit, Rugova evokonte…
03 Dhjetor, 2023 11:20
Ibrahim Rugova
Madhësia e tekstit:
Balkanweb app Get it on Google Play

Në përkujtim të datës së lindjes së Ibrahim Rugovës, ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, shkruan se presidenti ishte një prijës politik e shpirtëror me mision

Reagimi i plotë:

Në fëmijëri Ibrahim Rugova më fanepsej si profet. Gjasat janë që emri Ibrahim – Abraham të ketë ndikuar për përkimin e çuditshëm në trurin tim.

Pak më vonë konstatova se ky politikan nuk ngjante me askënd. Nuk çirrej, nuk mburrej, nuk denigronte kundështarët, nuk rrihte gjoksin, nuk luftonte të ishte kudo pa arsye. Prezenca dhe mungesa e Tij ishin njësoj të rëndësishme.

Kur u bë e modës të talleshe me shqiptarinë, këtej e andej Drinit, Rugova evokonte Dardaninë, rrënjët e identitetit tonë, atë që kemi qenë, atë që duhet të jemi.

Ibrahim Rugova ishte një Prijës politik e shpirtëror me mision. Butësia e Tij ishte Forcë e papërballueshme vendosmërie dhe pandryshueshmërie. Rugova nuk udhëhiqej nga turmat, por i udhëhiqte ato nëpër shtigje të panjohura, nga errësira drejt dritës.

Për shumë kohë Kosova dhe Rugova, Rugova dhe Kosova, ishin të pandarë në sytë e botës së qytetëruar. Në traditën më të ndritur të Rilindjes, për Rugovën dielli i shqiptarëve lind nga perëndon.

Në rrugën e mundimshme të Kosovës drejt Lirisë dhe Pavarësisë, Ibrahim Rugova priu me urtinë dhe vetëdijen e misionit të tokës së premtuar.

Lindi më 2 Dhjetor. Do të kujtohet gjithmonë!